15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmePendarovski: Qytetarët kanë të drejtë të dinë se për çfarë shpenzohen paratë...

Pendarovski: Qytetarët kanë të drejtë të dinë se për çfarë shpenzohen paratë e tyre tatimore

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim në Samitin vjetor të Parlamentit global të kryetarëve të komunave, i cili mbahet në Shkup nga 17-19 nëntor, ndërsa nikoqir i saj është kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Samiti i sivjetshëm titullohet “Qytetet e fuqishme, gjithëpërfshirëse dhe të kujdesshme: Sigurimi i demokracisë dhe zhvillimit për brezat që do të vijnë” dhe në të marrin pjesë mbi njëqind kryetarë komunash, si dhe një numër i madh përfaqësuesish të organizatave ndërkombëtare.

Nëpërmjet debateve të strukturuara plenare, pjesëmarrësit e Samitit kanë mundësinë të diskutojnë tema që lidhen me çështje urgjente globale në qytete, si dhe tema nga fusha të shumta ku do të zbatoheshin përvojat e tyre pozitive dhe mundësitë e rrjetëzimit për liderët e qytetit.

“Harmonizimi i nevojave dhe interesave të ndryshme të mijëra, madje edhe miliona banorëve është masa e vërtetë e suksesit të autoriteteve të qytetit. Kjo arrihet më së miri duke rivendosur të mirën e përbashkët dhe interesin publik në ndërgjegjen e qytetarëve dhe në jetën e qytetit. Natyrisht, kjo vlen edhe për Shkupin.

Lajmi i mirë është se përqendrimi i njerëzve dhe institucioneve, përveçse shkaktar i problemeve, mund të jetë edhe bazë për zgjidhjen e tyre. Këtu, në një vend, kemi elementet e suksesit, njerëzit, dijen dhe kapitalin. Përveç politikës, Shkupi është edhe qendër arsimore, ekonomike, investuese dhe inovative. 60% e institucioneve arsimore në RMV janë në qytet. Tre zonat më të avancuara të zhvillimit teknologjiko-industrial në vend gravitojnë rreth Shkupit”, tha Pendarovski gjatë fjalimit të tij.

Pendarovski shtoi se qytetarët kanë të drejtë të dinë se për çfarë shpenzohen paratë e tyre tatimore, por kanë edhe detyrimin të marrin pjesë në krijimin e politikave dhe në marrjen e vendimeve. Dhe kjo arrihet me aktivizmin, me ndërgjegjësimin publik dhe mentalitetin urban, duke u kujdesur për interesin publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments