15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmePendarovski: Ne e dënuam dhunën në Ohër, subjekte të caktuara në Bullgari...

Pendarovski: Ne e dënuam dhunën në Ohër, subjekte të caktuara në Bullgari e përdorën rastin për qëllime politike

 Disa subjekte politike në Bullgari, incidentin lokal në Ohër  mundohen ta vendosin në kontekst politik dhe ta politizojnë për të marrë pikë politike në një afat të shkurtër, mendon presidenti Stevo Pendarovski.

“Mund të diskutoj për njoftimin tim në të cilin kam bërë disa elemente, pas njoftimit të PTHP-së Ohër. Së pari, kam dënuar një akt dhune, i cili është i rënduar, sepse djali ka lëndime të rënda trupore. Së dyti, thashë se është sekretar i klubit të bullgarëve në Ohër, sepse PTHP Ohër pretendonte se kështu filloi ngjarja, se i thanë “nuk të vjen turp të të shkruajnë bullgar”. Kështu që unë ndoqa atë që tregon një organ zyrtar shtetëror dhe në pjesën e tretë i kam bërë thirrje organeve kompetente që ta zbardhin gjithë rastin dhe fajtorët, nuk po them kush është fajtori, të bartin sanksione”, tha Pendarovski sonte duke qenë mysafir në Top Tema, duke folur për Incident në Ohër ku ishte rrahur sekretari i përgjithshëm i Klubit Bullgar “Car Borisi i Tretë”, Hristian Pendikov.

Sipas presidentit, bëhet fjalë për narrativa historike apo kuptim të marrëdhënieve mes vendit tonë dhe Bullgarisë.

“Është një rrëfim apo kuptim historik i marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë që daton nga vitet e 60-ta të shekullit të kaluar. Ka hyrë në mendjen e shumë gjeneratave dhe politikanëve bullgarë dhe ne kemi një rrëfim të tillë, përmes një drite dhe prizmi të tillë të shohim marrëdhëniet maqedono-bullgare. Ne nuk mund të ikim nga kjo, sepse këto janë bishta që zvarriten dhe ndoshta do të zvarriten me dekada dhe dekada pas nesh”, beson Pendarovski.

Arsyeja e dytë, sipas presidentit, janë zgjedhjet e ricaktuara në Bullgari për më 2 prill, kur, siç tha ai, secila prej këtyre subjekteve më të vogla politike po përpiqet të kapitalizojë nga incidente të tilla, sepse nuk kanë agjendë tjetër politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments