4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski: Goce Dellçev është deklaruar bullgar, por ka luftuar për Maqedoninë

Pendarovski: Goce Dellçev është deklaruar bullgar, por ka luftuar për Maqedoninë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka folur në lidhje me çështjen e heroit Goce Dellçev te kontestuar se fundmi në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Ai në emisionin “360 shkallë” në Alsat, ka deklaruar se është e vërtetë e pamohueshme se Goce Dellçev është deklaruar bullgar, por në të njëjtën kohë ka luftuar për pavarësinë maqedonase.

“Goce Dellçev është deklaruar bullgar dhe në të njëjtën kohë ka luftuar për pavarësinë e shtetit maqedonas. Bëhet fjalë për dy fakte të pamohueshme historike dhe kjo ofron kompromisin si qasje për revolucionarin Dellçev, personaliteti i të cilit ka shkaktuar tensione në marrëdhëniet Shkup-Sofje ditëve të fundit”, tha Pendarovski.

Ai tha se çështja e Goce Dellçevit do të bëhet problem politik, nëse Bullgaria nuk e ndryshon qasjen. Pendarovski tha se nuk duhet të krijohet problem atje ku nuk ka.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments