Parlamenti Evropian ndaloi sot hyrjen në ambiente të diplomatëve nga Rusia dhe Bjellorusia.
“Që nga sot, stafi diplomatik dhe qeveritar i Rusisë dhe Bjellorusisë ndalohet të hyjë në ambientet e Parlamentit Evropian”, shkroi Roberta Metzola në Twitter.
“Nuk ka vend në Shtëpinë e Demokracisë për ata që kërkojnë të shkatërrojnë rendin demokratik”, shtoi ajo.