5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePDSH propozon: 100 euro për çdo qytetar (Video)

PDSH propozon: 100 euro për çdo qytetar (Video)

Masat shtrënguese për parandalimin e koronavirusit kanë paralizuar ekonominë e vendit. Masat ekonomike që janë miratuar nga qeveria nuk janë të mjaftueshme në përballje me krizën ekonomike në vend. Ndërmarrjet e vogla, të mesme, sipërmarrësit dhe vetëpunësuarit, janë në gjendje shumë të rëndë ekonomike.

Kompanitë dhe ndërmarrjet duhet të ndihmohen urgjentisht, duke marrë veprime konkrete që bizneset të mund të mbijetojnë në këtë kohë të krizës. Kjo arihet vetëm me masa direkte intervenuese të qeverisë në ekonomi.

Për këtë arsye PDSH propozon këto masa konkrete:

· Faljen e të gjitha gjobave të dhëna në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme.

· Pagesë shtesë në vlerë prej 100 euro për të gjithë qytetarët madhor me moshë mbi 18 vjeçare.

· Mbështetja financiare për ndërmarrjet e cila u miratua me masat ekonomike të qeverisë, të njëjtat duhet të realizohen para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.Masat të cilat ne i propozojmë do të ndikojnë direkt në buxhetin e familjeve të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe njëkohësisht do t’i mundësojnë ndërmarrjeve që të funksionojnë, duke përballuar krizën aktuale ekonomike që mbizotëron në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments