19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeEBRD me lajm të mirë për Ballkanin Perëndimor: Sivjet 400 milionë euro...

EBRD me lajm të mirë për Ballkanin Perëndimor: Sivjet 400 milionë euro më shumë investime se në 2019-tën

Drejtoresha rajonale e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rikonstruim (EBRD), Zsuzsanna Hargitai, thotë se investimet e kësaj banke në vendet e Ballkanit Perëndimor do të rriten nga 1.3 miliardë në vitin 2019, në 1.7 miliardë në vitin 2020.

“Çmimi i vendosjes së koronavirusit nën kontroll ishte tejet i lartë. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të përballen me këto shpenzime. Ato nuk gëzojnë benefitet e BE-së dhe Eurozonës por nuk janë të vetmuara.
Ekipi Evropian si ekip mbështetës i EBRD-së, ështënë ballë të përkrahjes së vendeve të rajonit. Pas investimeve rekorde prej 1.3 miliardë dollarëve në vitin 2019, tani planifikojmë 1.7 miliardë dollarë për këtë vit.
Kriza dëshmoi se bashkëpunimi paraqet rrugëtim para. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shfrytëzojnë këtë lëvizje për të krijuar momente të reja të integrimit rajonal”, thotë Hargitai..

Ajo thotë se një nga pasojat e krizës do të jetë ridizajnimi i rrugëve globale të furnizimit dhe kjo mund të hapë dritare historike të mundësive për vendet e Ballkanit Perëndior.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments