4.3 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePDK-JA PROPOZON MOCION PËR PAKON EMERGJENTE, POR KUNDËRSHTOHET

PDK-JA PROPOZON MOCION PËR PAKON EMERGJENTE, POR KUNDËRSHTOHET

PDK-ja propozon mocion shtesë për pako, LDK-ja kundërshton

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar një mocion shtesë në lidhje me dy projektligje.

“Më lejoni që të fus dy projektligje në mënyrë procedurale që ka të bëjë me fillimin e kësaj seance.

Duke u bazuar në rregulloren e punë së Kuvendit, në emër të GP të PDK-së, propozoj që në emër të kësaj seance të jashtëzakonshme të shqyrtojmë dy projektligje të cilat janë dërguar për shqyrtim në Kuvend. Bëhet fjalë për ligjet e propozuara nga GP e PDK-së”, ka thënë ai.  

Por kjo pako nuk gjeti mbështetje nga LDK-ja. Nënkryetari i Kuvendit, nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se në seanca të jashtëzakonshme nuk mund të futen pika shtesë.

“Kam një vërejtje që lidhet me çështjen që paraqiti kolegu Hamza, se kjo seancë është e jashtëzakonshme, që në seanca të jashtëzakonshme nuk mund të paraqiten rregulla tjera sepse seanca është thirrur vetëm për një pikë të rendit të ditës”, ka thënë Shala.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në bazë të Gjykatës Kushtetuese, nuk seanca të jashtëzakonshme nuk mund të futen pika tjera.

“Rendi i ditës së seanca të jashtëzakonshme duhet caktuar paraprakisht dhe nuk duhet të ndërrohet më. Për shkak të rregullave nuk mund ta vë këtë pikë të rendit të ditës sot. Ju keni të drejtë që këtë pikë ta vendosni në seancat tjera”, ka thënë Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments