7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmePCR testi negativ për Covid-19, kusht për të hyrë në Serbi dhe...

PCR testi negativ për Covid-19, kusht për të hyrë në Serbi dhe Mal të Zi

Nga nesër në Serbi mund të hyhet vetëm me test negativ PCR. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë për të hyrë në shtetin serb patjetër duhet të kenë test jo më të vjetër se 48 orë. Kështu ka vendosur Shtabi i Krizës, ndërsa nuk do të përfshijë shtetasit serb nga këto vende.

Nga ana tjetër Mali i Zi nga nesër i hap kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Podgoricë Boban Mugosha tha se kufijtë hapen edhe për Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Hyrja do të jetë e lejuar me test negativ PCR ose test serologjik. Hapja e kufijve siç tha Mugosha vjen pas kërkesës së punonjësve turistik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments