www.telegrami.mk
Patriotizëm me afat skadence
Kur ishin në pushtet për 20 vite, heshtën për barazinë reale të shqiptarëve. Sot, kur drejtësia troket në derë, kujtohen për “rregullim të ri shtetëror”.
Blerim Bexheti flet për të drejta legjitime dhe për të ardhmen e shqiptarëve, duke prekur edhe Marrëveshja e Ohrit. Por pyetja është e thjeshtë: pse jo dje, kur kishin pushtetin?
Kauzat kombëtare nuk aktivizohen me nevojë personale.
Drejtësia nuk është sulm politik, por provë përgjegjësie.
Dhe patriotizmi nuk është mburojë për të shpëtuar veten.
Sepse kur kauza përdoret si alibi, ajo humb vlerën.
Në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shpesh kemi parë deklarata të mëdha për çështje të mëdha. Por kur ato vijnë në momente të caktuara, lind pyetja e pashmangshme: a kemi të bëjmë me shqetësim real për popullin apo me një mburojë për hallin personal?Deklarata e Blerim Bexheti për “rregullim të ri shtetëror” dhe të drejtën e shqiptarëve për të vendosur “si dhe ku duan të jetojnë”, prek drejtpërdrejt një nga shtyllat më të ndjeshme të shtetit – Marrëveshja e Ohrit. Kjo nuk është temë për retorikë të lehtë, por për përgjegjësi të lartë politike.
Por problemi qëndron diku tjetër. Për më shumë se dy dekada, pikërisht struktura politike ku bën pjesë Blerim Bexheti-BDI, ka pasur pushtet të drejtpërdrejtë në qeverisje. Ministri pas ministri, mandat pas mandati – por barazia e plotë ligjore e shqiptarëve mbeti një premtim i papërfunduar. Pse kjo çështje nuk u bë prioritet atëherë?
Sot, kur përmenden akuza për keqpërdorime ekonomike nga koha kur ai drejtonte komunën e Sarajit, diskursi ndryshon papritur: nga heshtje institucionale në retorikë kombëtare. Ky transformim i menjëhershëm nuk bind. Përkundrazi, krijon përshtypjen se kauza po përdoret si mburojë.
Sepse kur drejtësia troket në derë, patriotizmi nuk duhet të jetë strehë. Nëse kauza është e drejtë, ajo duhet të mbrohet në çdo kohë – jo vetëm kur rrezikohet individi.Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtë për debat serioz mbi barazinë dhe funksionimin e shtetit. Por këtë debat nuk mund ta udhëheqin ata që e kujtojnë vetëm kur kanë probleme personale. Kauzat kombëtare nuk janë alibi. Dhe sa herë që përdoren si të tilla, humbin peshën dhe besueshmërinë…www.telegrami.mk
============================================================
P.S. Deklarata e Blerim Bexhetit në foltoren e PRESS-it brenda në Kuvend do kishte një” peshë” të thuhej në Foltoren e Kuvendit brenda seancave kuvendore sepse si Deputet nuk mba përgjegjësi as juridike as politike për deklaratën e dhënë…Ali Ahmeti flet nëpërmes Blerim Bexhetit …kur ishte në pushtet thoshte më ofruan ndarjen e Maqedonisë nuk pranova ..që ishte flert (udvaranje) politikëbërësve maqedonas dhe opinionit maqedonas e tash pas 22 viteve po kërkon rriregullim…pse nuk është në pushtet dhe po u kërcnohet Mickoski me padia …? SIC?! Neonacionalistët e devotshëm që familjarisht e kemi pritur këtë deklaratë babai me burgosje në 1961 si nacionalist ,unë si pjesmarës në demostratat studentore në vitin 1981 në Prishtinë ,dhe pjesmarës i luftës në vitin 2001 me RADIO VISARI NË TETOVË ,më mbylli në 2008 ,BDI ALI AHMETI+MUSA XHAFERI (bombat e EL CHEKËS ) për 22 vite çfarë nuk më kanë përgaditur …MË DETYRUAN DJALIN TË KËRKOJ PUNË NË CH ,sepse nuk isha i linjës me BDI që e kontrollonte pushteti maqedonas, tash VLEN nëpërmes drejtorit Sabri Aliti drejtor politik i Malmed më larguan vajzën Vjosa Shabani-Ibraimi me titull shkencor MR dhe me licencë shtetërore farmacie nga Drejtoria e Ilaçeve MALMED në Shkup pas 5 viteve punë me kontratë ,dhe tash po përgaditet për ikje në GJERMANI.. .PRA njësoj porosia e ANB (DBK) vazhdon edhe me VLEN nëpërmes drejtorit Sabri Aliti ,LARGON FEMRA SHQIPTARE nga puna ..bashkarisht nga Kazani BDI+VLEN+MICKOSKI ..kërkojnë rrikthim të situatave të para vitit 2001 ,pra nga KAZANI që edhe Mickoskit ti ndihmojnë për mungesën e perspektivës së shqiptarëve dhe borxhet për 3 vite të Qeverisë …PRA BDI+VLEN+MICKOSKI+NIKOLOSKI janë në një vi…por jo edhe …ALEATI I SHQIPTARËVE HISTORIK SHBA që është në LUFTË ME IRANIN kërkon kërkon shpinën ta ketë të sigurtë dhe dikush bën pazarin thikë pas shpine kush Rusia+Kina…?! JOO…Për 22 vite nuk u kujtuan së bashku me EDI RAMËN për deklarata dhe tipit tash iu kujtua SHQIPTARËT SHTETFORMUES në Maqedoni që duket si për mbrojtje të shqiptarëve tash për të shpëtuar ALi Ahmetin dhe tajfën e tij MUSA+Blerim+Izet Mexhiti + Artan Grubi +Mickoskin + Bilall Kasamin që ka uzurpuar ndërtimin në Tetovë…JO TASH SHBA ka nevojë për ruajtje të shpinës …Ndërsa se edhe Grujevski dhe kthimi i mundshëm së bashku me Artan Grubin mbase pazari i njëjtë Në kohë të turbullta ujku kërkon mjegull dhe bën kërdinë ose i çmenduri kalëron të hutuarin…HA HA www.telegrami.mk
================================================
Mesut Shabani-Tetovë

