3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePASDITE SHËNOHEN LËKUNDJE TË REJA

PASDITE SHËNOHEN LËKUNDJE TË REJA

Në pesë shtete të Ballkanit janë ndjerë lëkundjet e tërmetit të fuqishëm që goditi pak minuta më parë rajonin.Tërmeti sipas të dhënave të para ishte i fuqisë 5.2 shkallë me epiqendër Mavrovën e Maqedonisë.

Shtetet që janë afektuar nga lëkundjet ishin Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Greqia.

Lëkundje të fuqishme janë ndjerë sidomos në jug të Kosovës. 

Pas tërmetit të fuqishëm me 5 ballë sipas Rihetrit që u regjistrua në mëngjes, Qendra Evropiane Mesdhetare Sizmologjike pasdite ka regjistruar edhe dy lëkundje më të fuqishme me 3.6 dhe 3.8 sipas shkallës Rihter, në rajonin e Gostivarit.

Gjithashtu janë regjistruar edhe 20 lëkundje tjera më të vogla tektonike që interpretohen si pasgoditje nga tërmeti I parë.

Opservatori sizmik I Maqedonisë së Veriut njoftoi se në orën 15.25 ka regjistrues edhe një tërmet nga rajoni epiqendror Gostivar – Tetovë 50 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

OPSERVATORI SIZMIK I RMV-së

“Tërmeti ka qenë me magnitudë lokale sipas Rihterit ML5.0. Sipas të dhënave tërmeti më fuqishëm është ndjerë nga popullata e Gostivarit dhe Mavrovës me intensitet V – VI ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropine, Dibra dhe Kërcova me intesnitet V, në Tetovë dhe Shkup me IV ballë, kurse në Strugë, Ohër, Manastir dhe Prilep dhe rrethinë me III – V ballë sipas shkallës së njëjtë”

Tërmeti I pasditës me epiqendër në afëri të Gostivarit, për të cilin opservatoret ndërkombëtare njoftuan se ishte me 4.9 ballë ka dëmtuar shtëpi në Galiçnik. Bashkësia Lokale e këtij fshati në faqen e Facebookut ka publikuar fotografi të shtëpive të dëmtuar.

“Ju njoftojmë se nga tërmeti I orës 15.25 janë shkaktuar dëme në disa shtëpi të Galiçnikut. Do të idhte mirë që pronarët e shtëpive ta kontrollojnë situatën e shtëpive dhe nëse ka dëmtime t`I paraqesin në organet kompetente” – thuhej në njoftim.

Në rrugën për në Dibër është regjistruar rrëshqitje dheu shkaku I tërmetit të pasditës. Xhirimet nëpër rrjetet sociale tregojnë pamje nga vendngjarja…kurse ekipet kanë punuar për pastrimin e rrugës.

Edhe në orën 17.00 në rajonin e njëjtë ishte regjistruar një tërmet tjetër me 4 ballë sipas Rihterit. Ishte ky tërmeti I 8 me radhë që nga mëngjesi. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments