7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmePas trazirave në BFI, shkruan Shaqir Fetai

Pas trazirave në BFI, shkruan Shaqir Fetai

Mashtrimi është ves i shëmtuar, por edhe rruga e vetme e intriguesëve, të cilët kur mashtrojnë mendojnë se ia arritën qëllimit. Të gjorët nuk e kuptojnë se mashtrojnë veten e tyre. Më qesharake është se janë të bindur se vërtetë e mashtuam. Vallë! A e kuptojnë ata se mashtuesit i zbulon vet fytyra e tyre, buzqeshja, syri mashtures, trupi, pamja, gjithçka. Mashtrimin e tyre shumë lehtë e kuptojnë të sinqertit, sepse sinqeritetit është si rentgeni. Ai zbulon edhe çka mendojnë, edhe çka mëtojnë, edhe çka synojnë, edhe, edhe…

Mashtrimi mashtron mashtruesit, neglizhentët, parazitët, pasivët, manipuluesit …Mashtrimi trullon njerëzit që janë rob të epshit, emocionit, interesit

keqpërdorimit, manipulimit, intriguesit, penguesit….

Andaj, zhvilloni dhe kultivoni ndjenjat e sinqeritetit që është i vulosur në shpirtin e juaj. Ai është zbulues i çdo të keqeje, kurthit, manipulimit.

Sinqeriteti është inspirim i vetëdijes, i të mirës, fuqi e dijes, urtësisë, syrit largapamës, mençurisë, vlerës, moralit.

Sinqeriteti është anija që çanë edhe dallgêt më të fuqishme, që ju qëndron përpallë stuhive më të forta, dhe që të nxjerr tek bregu i detit.

Nuk është e rastit që i Madhi Zot obligon në sinqeritet dhe e ka bërë shtyllë të vlefshmërisë së veprave të mira.

Sinqeriteti është maja e ngritjeve madhore në shërbim të së mirës.

Andaj, bënie shtyllë të jetës suaj.

Kështu ju do Zoti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments