3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePas takimit me Kovaçevskin ,Ziadin Sela: Propozimi francez, e vetme alternativë e...

Pas takimit me Kovaçevskin ,Ziadin Sela: Propozimi francez, e vetme alternativë e RMV-së është BE-ja, asgjë tjetër hiç

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas takimit me kreun e Qeverisë Dimitar Kovaçevski tha se kanë pranuar propozimin e ri francez dhe se të njëjtin do ta shqyrtojnë në mënyrë që mos të lihet hapësirë që të keqinterpretohet në publik, përcjell TV21.

“E morëm sot propozimin të cilin sigurisht që do ta shqyrtojmë në mënyrë të detajuar edhe në organet e partisë, sidomos në kryesinë qëndrore”, tha Sela duke shtuar se kjo bëhet që sa më pak të lihet hapësirë për keqinterpretim.

Sela tha se Aleanca për Shqiptarët në qëndrimet se alternativa e vetme e vendit duhet të jetë BE-ja dhe se është kundër çdo lloj iniciative për zëvendësimin e së njëjtës.

“Unë edhe disa ditë më parë, para se të mbahej samiti në BE jam deklaruar se nuk bëhet fjalë…dhe kam bërë apel tek subjektet politike dhe politikanët, që ta marrin me më tepër seriozitet propozimin francez sepse tani më nuk bëhet fjalë për vetëm për pranimin ose jo të propozimit francez, bëhet fjalë për dilemën e madhe nëse do të vazhdojë Maqedonia e Veriut në rrugëtimin drejt BE-së apo do të ndërpritet ky rrugëtim, ASh është në anën e vazhdimit të këtij rrugëtimi evropian, jemi në anën e moskrijimit të alternativave të tjera çfarëdo qofshin, qofshin të quajtura Ballkani i Hapur. Alternativa e vetme e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit duhet të jetë Bashkimi Evropian dhe asgjë tjetër hiç”, tha Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments