Reprezentacioni i Maqedonisë U 18 nën drejtimin e ish kapitenit të Shkëndijës Erhan Selimi do të luaj një lojë miqësore me datë 21.08.2024 në orra 17:30 në Budapest të Hungarisë kundër reprezentacionit Hungarez U 18.
Kjo është përballja e dytë e ish kapitenit kuq e zi prej kur e ka marë nën drejtim këtë gjeneratë të reprezentacionit të Maqeodonisë ,gjenerata 2007,pas një debutimi të shkëlqyer kundër Malit të Zi.
Kujtojmë se seleksionuesi i Maqedonisë U 18 Erhan Selimi ka edhe një karierë të bujshme si tajner i Shkëndijës së Tetovës në vitet 2016/2017 dhe në vitin 2019,po ashtu ka qenë edhe ndihmës trajner i Shkëndijës gjegjësisht i Bruno Akrapoviq,Tomas Brdariç,Qatip Osmani dhe i Jeton Beqirit.
Kjo gjeneratë e reprezentacionit të Maqedonisë ka shumë lojtarë cilësorë,dhe mu për atë ,strategu tetovarë Erhan Selimi ka se çka do të hedhë në fushë të gjelbërt kundër një kundërshtari të fortë siç është Hungaria.