16.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmePas “Klan Kosova” dhe “Armotion”, MINT ua merr licencën edhe pesë bizneseve...

Pas “Klan Kosova” dhe “Armotion”, MINT ua merr licencën edhe pesë bizneseve tjera

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se MINT ua ka marrë certifikatën e bizneseve edhe pesë bizneseve tjera sot, të cilat kanë emërtime kundërkushtetuese, “duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë”.

Pas marrjes së licencave bizneseve “Klan Kosova” dhe “Artmotion”, ministrja Hajdari tha se menjëherë pas pranimit të raportit të Komisionit, ARBK ka filluar sot hapat administrativ të parashikuar me ligj, duke nxjerrë vendime për shfuqizimin e certifikatave të 5 bizneseve, në mes të 48 prej tyre me emërtime antikushtetuese.

“Këto 5 biznese, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Gnjilane – Serbi”; “Pristina – Serbi”; “Djakovica – Serbi”; “Kosovska Mitrovica – Serbi”. Bizneset në fjalë kanë veprimtari përkatësisht në blerje dhe shitje të patundshmërisë personale, tregti me pakicë me porosi, ndërtim të objekteve banesore e jobanesore dhe telekomunikim kabllor”, tha ministrja Hajdari.

E para e MINT-it tha se ditëve në vijim pritet që ARBK të vazhdoj me nxjerrjen e vendimeve edhe ndaj bizneseve të tjera të cilat e kanë kryer shkeljen e njëjtë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“E falënderoj Komisionin për riverifikim për punën e shpejtë dhe profesionale në shqyrtimin e qindra dosjeve gjatë javëve të fundit, si dhe ARBK për marrjen e menjëhershme të masave për zbatimin e ligjit. Edhe një herë, MINT mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit dhe respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës”, shkroi Hajdari në Facebook. /21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments