2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMaqedoniPas janarit Fronti Europian protesta të nxehta?Isen Shabani: Shqiptarët nuk janë për...

Pas janarit Fronti Europian protesta të nxehta?Isen Shabani: Shqiptarët nuk janë për destabilizim

Shqiptarët janë të frikësuar nga situata aktuale, por Fronti Europian u thotë se është këtu dhe bashkërisht do t’ia dalim, u shpreh Isen Shabani nga ASh krahu i Selës. Në Daily Click ai tregoi se në takimet me qytetarët ka ankesa për ngjarjet e fundit pas festës së 28 Nëntorit, duke shtuar se po kthehemi në pikën zero ngaqë faktori politik shqiptar nuk po i mbron interesat e shqiptarëve. Këtu krahasoi situatën me policin nga Kumanova ndaj të cilit vetëm u shqiptua masë disiplinore.

Ndonëse FE paralajmëroi vjeshtë të nxehtë me protesta, nga i njëjti koalicion opozitar ende nuk ka pasur një aksion të këtillë. Shabani thotë se pas janarit mund të ketë protesta të nxehta nga Fronti Europian, ndërsa shton se deri tani kanë bërë kalkulime dhe analiza për atë se si do të veprojë kryeministri Mickoski në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Shabani gjithashtu tha se shqiptarët nuk janë për destabilizim. Shtoi se FE nuk e njeh legjitimitetin e koalicionit shqiptar në pushtet, por  kjo sipas tij nuk do të thotë se janë faktor për destabilizim. Shabani u ankua edhe për përfaqësimin e dobët të shqiptarëve nëpër institucione.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments