19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePartitë përgatisin ankesa për votimin, afati deri në ora 21:00

Partitë përgatisin ankesa për votimin, afati deri në ora 21:00

Partitë politike shfrytëzojnë orët e fundit për të përgatitur ankesat rreth procesit të votimit më 15 korrik të cilat do t’i nisin në adresë të KSHZ-së. Departamentet e tyre juridike janë duke mbledhur dëshmi të mjaftueshme për të ankimuar votime të caktuara në disa vendvotime. Në KSHZ kanë arritur vetëm katër ankesa por afati i fundit është deri në ora 21, ose, 48 orë pas mbylljes së votimit. Dy parashtresa të arritura në KSHZ janë nga Partia Politike Demokratët që kanë të bëjnë me fletëvotime të pavlefshme, një nga Partia e Punëtorëve MORO dhe një nga Bashkimi Socialdemokrat. Aleanca për Shqiptarët ka përgatitur tashmë parashtresa për njësinë e pestë dhe të gjashtë, në të cilat thonë se ka pasur blerje votash, votim pa nënshkrim dhe nënshkrime të dyfishta. Nga kjo parti thonë se kanë mjaftueshëm dëshmi për të gjitha rastet.

Ankimim për procesin e votimit kanë paralajmëruar edhe nga VMRO-DPMNE-ja por deri tani nuk dihet konkretisht se për cilat raste, për cilat vendvotime dhe as për cilat njësi. Nga kjo parti besojnë se zgjedhjet ishin të falsifikuara dhe se ka pasur blerje masive të votave.

LSDM-ja po ashtu ka njoftuar se do të parashtrojë ankesa në KSHZ kurse BDI-ja se është duke analizuar disa aspekte të votimit, përpara se të ketë një vendim konkret rreth ankesave.

48 orë pas përfundimit të votimit skandon afati për ankesa rreth procesit të votimit, kurse 48 orë pas konfirmimit të rezultateve të para jozyrtare nga KSHZ-ja skadon afati për ankesa rreth procesit të mbledhjes së votave. KSHZ-ja ka afat 72 orë t’u përgjigjet ankesave të partive. Vendimin e KSHZ-së partitë mund ta ankimojnë në Gjykatën Administrative. Deri në përfundimin e të gjitha këtyre procedurave, rezultatet e zgjedhjeve nuk llogariten si zyrtare përfundimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments