Google do të ndalojë bllokimin e artikujve të lajmeve nga disa prej rezultateve të kërkimit të disa përdoruesve kanadez duke filluar nga 16 marsi, i tha të premten një ekzekutiv i kompanisë një paneli parlamentar kanadez që hetonte firmën e teknologjisë.
Muajin e kaluar, Google filloi testimin e censurës së kufizuar të lajmeve si një përgjigje e mundshme ndaj një projektligji të qeverisë kanadeze që synon të detyrojë platformat në internet të paguajnë botuesit në Kanada për përmbajtjen e lajmeve.
Google ka pretenduar se testi është i ngjashëm me mijëra teste të tjera të produkteve të cilat kompania i bënë rregullisht. Testet, për të cilat kompania thotë se i prek më pak se 4 për qind të përdoruesve kanadez, ka filluar që nga 9 shkurti, dhe ishte planifikuar që të zgjasë për një periudhë 5 javore, raporton Reuters.

Duke folur para një komisioni parlamentar që hetonte testet, menaxheri i politikave publike të Google, Jason Kee, konfirmoi se testet do të përfundonin javën e ardhshme. “Dua të nënvizoj se këto janë vetëm teste. Asnjë vendim nuk është marrë për ndryshimet e produktit”, bëri të ditur Kee.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, muajin e kaluar bllokimin e përmbajtjeve të lajmeve, e cila erdhi si reagim ndaj “Aktit të lajmeve në internet”, një projekt-ligj qeveritar që krijoi rregulla për platformat si Facebook dhe Google të Metës për të negociuar marrëveshje tregtare dhe për të paguar botuesit e lajmeve, e kishte quajtur “gabim trashanik” të Google.
“Me të vërtetë më befason që Google ka vendosur që të parandalojë kanadezët të kenë qasje në lajme dhe jo të paguajnë gazetarët për punën që ata bëjnë”, kishte deklaruar ai.
Industria kanadeze e mediave të lajmeve, i ka kërkuar qeverisë për më shumë rregullime të kompanive të teknologjisë, kjo për të lejuar industrinë të rikuperojë humbjet financiare që ka pësuar në vitet kur gjigantët e teknologjisë fituan në mënyrë të qëndrueshme një pjesë më të madhe të tregut të reklamave.