Eurodeputetët përgjegjës për marrëdhëniet me Maqedoninë Veriore në Parlamentin Evropian po kërkojnë një fushatë zgjedhore të besueshme, transparente dhe objektive pa dezinformata dhe frikësime.
“Më 15 korrik, njerëzit e Maqedonisë Veriore do të ushtrojnë të drejtën e tyre politike për të vendosur se kush do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme, duke e udhëhequr atë përmes fazave kryesore të negociatave të vështira me BE”, tha raportuesi i Maqedonisë Veriore Ilhan Kucuk.
Mesazhi i tij përpara zgjedhjeve në veri të Maqedonisë, së bashku me kryetarin dhe nënkryetarin e Komitetit të Përbashkët Parlamentar, Andreas Schneider dhe Marion Ëalsman, është se zgjedhjet do të jenë një provë e pjekurisë politike të vendit.
Duke pasur parasysh krizën shëndetësore, eurodeputetët po u kërkojnë të gjithë aktorëve politikë të veprojnë me përgjegjësi.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të sigurojnë një proces të rregullt zgjedhor dhe masa mbrojtëse të duhura”, kanë shkruar eurodeputetët.