Një sulm i armatosur është parandaluar sot në Tetovë, pas ndërhyrjes së shpejtë nga Policia e Tetovës.
Forcat policore kanë ndërhyrë menjëherë në terren dhe kanë bllokuar përkohësisht rrugën kryesore në afërsi të rrethrrotullimit të njohur në opinion si “Mema”, me qëllim parandalimin e incidentit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo të arrestuar, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të dalin me detaje shtesë në orët në vijim.
