18.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Korrik, 2024
BallinaKuriozitetePara dhe pas – fotot e burrit pas operacionit plastik, të pabesueshme...

Para dhe pas – fotot e burrit pas operacionit plastik, të pabesueshme për përdoruesit e rrjeteve sociale

Kirurgët plastikë në Turqi kanë përfunduar një transformim të jashtëzakonshëm të fytyrës së një burri për ta bërë atë të duket më i ri se mosha e tij aktuale.

Klinika Este Med Istanbul ka ndarë fotot e burrit para dhe pas operacionit në rrjete sociale, në të cilat ai duket një dekadë ose dy më i ri, përcjell Telegrafi.

Në mbishkrimin e postimit, kirurgët zbuluan se pacienti i tyre Michael iu nënshtrua disa procedurave si operacion në hundë, qepalla, transplant flokësh dhe të tjera.

“Ai ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm, të cilin mund ta shihni nga fotot”, është shprehur klinika.

I habitur nga ndryshimi dramatik, një përdorues shkroi: “A është e ligjshme kjo”.

“Kjo është praktikisht e pabesueshme, më falni”, shkroi një tjetër

Bëhet e ditur se fotot tani kanë pushtuar internetin duke lënë në mosbesim përdoruesit e rrjeteve sociale.. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments