11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPapa paralajmëron që të mos festohet tepër herët fitorja ndaj Coronavirusit

Papa paralajmëron që të mos festohet tepër herët fitorja ndaj Coronavirusit

Papa Francis të dielën i ka paralajmëruar italianët që të mos ulin mburojën kundër koronavirusit, tash që ka filluar të ulet numri i të infektuarve dhe u ka bërë thirrje që t’i përmbahen rregullave të Qeverisë për distancën sociale dhe po ashtu mbajtje të maskave, shkruan agjencia Reuters.

Francis, duke iu adresuar disa qindra personave në Sheshin “St. Peter’s” të dielën, ka reaguar ndaj duartrokitjeve që nisën kur ai tha se prezenca e tyre, ndonëse në numër më të vogël, është shenjë se Italia e ka tejkaluar fazën akute të pandemisë.

“Bëni kujdes. Mos shpallni fitoren tepër herët”, ka thënë Papa, duke shmangur tekstin e tij të përgatitur.

Në Itali afro 34 mijë persona kanë vdekur nga koronavirusi, vetëm në SHBA, Britani të Madhe dhe Brazil, janë regjistruar më tepër të vdekur.

Numri i të vdekurve ka rënë nga afro 1000 në ditë sa ishte në kulmin e pandemisë, në 72 të shtunën. Italia është futur në fazën e zbutjes së masave nga 3 qershori, kur njerëzit janë lejuar të udhëtojnë nëpër rajone brenda vendit.

Mirëpo, disa italianë, veçanërisht të rinjtë, nuk i janë përmbajtur rregullave të distancës sociales dhe mbajtjes së maskave në vendet publike. Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e një vale të dytë.

“Ne ende duhet t’i përmbahemi rregullave. Fal Zotit, ne po lëmë më të keqen pas, por gjithmonë duke iu përmbajtur rregullave që autoritetet kanë përcaktuar”, ka thënë Papa Francis.

Ai ka shtuar se asnjëri nuk duhet ta harrojë se koronavirusi po merr shumë jetë në shtetet tjera. Ai ka thënë se ka dëgjuar të premten se në një shtet, një person po vdes çdo minutë nga koronavirusi, duke aluduar në Brazilin.

“E tmerrshme”, ka thënë Papa, pa e cekur emrin e shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments