4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaNUMRI I VDEKJEVE NGA KORONAVIRUSI NË BOTË SHKON NË MBI 400 MIJË

NUMRI I VDEKJEVE NGA KORONAVIRUSI NË BOTË SHKON NË MBI 400 MIJË

Numri i vdekjeve nga koronavirusi, në nivel global, ka kaluar shifrën 400 mijë, ndërkaq numri i të infektuarve ka arritur në afro 7 milionë.

Amerika Latine vazhdon të jetë një nga rajonet që po goditet më së keqi nga koronavirusi, teksa dy shtete me popullsi të madhe, India dhe Indonezia kanë raportuar rritje të rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Universiteti Johns Hopkins – që po mbledh të dhënat e rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi – më 7 qershor tha se numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 400,013 persona.

Ndërkaq, mbi 6,9 milionë persona në mbarë botën janë infektuar me koronavirus.

Në Kinë, ku u paraqitën rastet e para me koronavirus në fund të vitit të kaluar, në baza ditore po raportohet për raste të reja, ndonëse nuk është konfirmuar vërtetësia e shifrave të raportuara.

Në Shtetet e Bashkuara, mbi 109 mijë persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërkaq 1,9 milionë janë infektuar nga ky virus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments