22.6 C
Tetovo
E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeBotaPapa Françesku ndërroi jetë, do të varroset jashtë Vatikanit

Papa Françesku ndërroi jetë, do të varroset jashtë Vatikanit

Ati i Vatikanit ndërroi jetë, por çfarë ndodh pas këtij momenti të vështirë për Kishën Katolike dhe besimtarët në mbarë botën?

Funerali i një pape ka qenë gjithnjë i organizuar në detaje. Papët e mëparshëm janë varrosur me arkivole të bëra nga plumbi apo lisi, ndërsa mësohet se Papa Françesku i ndjerë do prehet në një arkivol të thjeshtë prej druri dhe të veshur me zink. Para ndarjes nga jeta, ai ka kërkuar që trupi i tij të mos vendoset në platformën e ngritur në katafalkë, në Bazilikën e Shën Pjetrit.Siç shkruhet në mediat e huaja, Papa Françesku është papa i parë në më shumë se një shekull që do varroset jashtë Vatikanit, në Bazilikën e Shën Marisë Major, një nga katër bazilikat kryesore papale në Romë.

Pasaradhësi i tij zgjidhet të paktën 15 ditë më vonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments