Sipas UNICEF, fëmijët e shkollave fillore vlerësohet të kenë mësuar nga 30 deri në 40% të matematikës që do të kishin mësuar nëse do të kishte qenë një vit normal shkollor. Në shumë shtete, rreth 3 në 4 fëmijë në klasën e 2-të nuk janë të aftë në lexim, nga 1 në 4 fëmijë para pandemisë. Në ndërkohë, 70% e nxënësve 10-vjeçarë janë të paaftë për të kuptuar një tekst të thjeshtë.
Pandemia ka sjellë dëme më të mëdha se sa priteshin në arsim, sipas një studimi global të UNICEF. Të dhënat që përfshijnë vende që nga Afrika deri në SHBA, referojnë se në vendet me të ardhura mesatare ku përfshihet edhe vendi ynë, 70% e 10-vjeçarëve janë të paaftë për të lexuar dhe për të kuptuar një tekst të thjeshtë, nga 53% që ishte ky tregues para pandemisë në vitin 2019. Humbjet arsimore do të rezultojnë në fitime të munguara gjatë gjithë jetës të këtyre fëmijëve. “Në mars bëhen dy vjet ndërprerjesh të lidhura me COVID-19 në arsimin global. Humbjet në shkollimin e fëmijëve tashmë janë bërë të pakapërcyeshme. Vetëm rihapja e shkollave nuk mjafton. Nxënësit dhe studentët kanë nevojë për mbështetje intensive për të rikuperuar arsimin e humbur”, thotë Robert Jenkins, drejtor i departamentit të arsimit në UNICEF.
Sipas UNICEF, fëmijët e shkollave fillore vlerësohet të kenë mësuar nga 30 deri në 40% të matematikës që do të kishin mësuar nëse do të kishte qenë një vit normal shkollor. Në shumë shtete, rreth 3 në 4 fëmijë në klasën e 2-të nuk janë të aftë në lexim, nga 1 në 4 fëmijë para pandemisë. Nga ana tjetër, edhe në SHBA, e cila ka një nga sistemet arsimore më të zhvilluara të botës, humbjet e të mësuarit janë vërejtur në shumë shtete. Edhe Maqedonia e zhvilloi arsimin në distancë për një vit të plotë shkollor, por ende nuk ka të dhëna për dëmin e krijuar në aftësitë e nxënësve. Madje, veç pandemisë – shkollat vjet u mbyllën dhe prej të ftohtit duke sjellë dëme të parekuperueshme te nxënësit. Por ndryshe nga ne që shkollat ishin të parat që mbyllem gjatë pandemisë, vendet e zhvilluara të Europës, gjatë dy viteve të pandemisë, aplikuan masa të ashpra kufizuese në të gjithë fushat e veprimtarisë, përveçse në shkolla, ku nxënësve iu la mundësia të ndjekjes së mësimit në klasë.
Shkollat në Francë, Gjermani etj, nuk u mbyllën asnjë ditë, ndryshe nga bizneset dhe veprimtaritë e tjera, të cilat qëndruan për rreth një vit e gjysmë të mbyllura. Ajo që po shihet qartë në Maqedoninë e Veriut është tendenca, pikërisht në vitet e pandemisë, e shkurtimit të fondeve për arsimin. Sipas të dhënave jozyrtare, në vitin 2020, fondet për arsimin ishin sa 10.2% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, në krahasim me 11.4% në 2019. flaka.mk(koha.mk)