Në rezultatet se si kanë punuar institucionet publike shëndetësore, në një rast u vërtetua se ilaçet që duhen për kujdesin mjekësor urgjent ishin nën minimumin e nevojshëm për të funksionuar dhe nuk ka pasur ampula kundër dhimbjeve, tregoi drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor Sashko Klekovski. Sipas tij, në dy institucione të tjera pacientët kanë paguar shërbime që nuk është dashur të paguajnë.“Për vlerësime ku ata konsideruan se ai shërbim, le të themi transporti në një institucion shëndetësor ku parametrat dhe indikacionet nuk mund të kontrollohen, ishte bërë. Te njëra është konstatuar se ilaçet që i mbajnë për shërbimin mjekësor urgjent janë më poshtë se minimumi për të funksionuar si ndihmë mjekësore dhe në tjetrën është vërtetuar se nuk ka ekip aq sa është e porositur”, tha Sashko Klekovski – Drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor.
Në disa qendra klinike, Klekovski bëri të ditur se drejtorët i kanë rritur pagat e tyre për 10% – në mënyrë të paligjshme.
“Kemi dy raste ku pagat e drejtorëve janë rritur jashtë ligjit dhe marrëveshjeve kolektive, dhe 8 raste të tjera ku nuk i kanë dorëzuar dokumentet e tyre t’i kyçin të dhënat për kujdestarinë dhe për aktivitetet shtesë. Ne ia dorëzojmë këto të dhëna Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave dhe Zyrës së Revizionit Shtetëror”, theksoi Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sashko Klekovski.
Siç deklaroi Klekovski të gjitha institucioneve u është dhënë afat 2 muaj që t’i korrigjojnë mangësitë, sepse përsëri do të kryejnë kontrolle.
