4.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePacientët e shtrirë në spital s’mund të votojnë, Kodi Zgjedhor nuk parasheh...

Pacientët e shtrirë në spital s’mund të votojnë, Kodi Zgjedhor nuk parasheh zgjidhje

Kanë nisur zgjedhjet parlamentare, por jo secili qytetarë mund të shfrytëzoj të drejtën e votës. Nga kjo e drejtë virusi Covid-19 i ka privuar pacientët e prekur që po trajtohen nëpër spitale. Nga Ministria e shëndetësisë bëjnë të ditur se në mbarë territorin e vendit ka gjithsej 401 qytetarë të infektuar ose të dyshuar me Covid-19 që trajtohen në kushte spitalore. Prej 401 pacientëve vetëm 6 janë fëmijë.“Vetëm në Shkup ka 203 qytetarë pozitivë me virusin korona të cilët nuk mund të votojnë, ata janë të shtrirë nëpër tre spitale. Në Klinikën prapa nesh për sëmundje infektive ka 92 pacientë të hospitalizuar me Covid-19, në SPQ “8 Shatori” 88 pacientë, ndërsa në Spitalin “Kozle” 23”, Almedina Ismajli, gazetare.

Nga KSHZ për TV21 thonë se Kodi zgjedhor nuk njeh dhe nuk lejon votimin e personave që ndodhen nëpër spitale ose ente të ndryshme shëndetësore. Edhe pse jemi në kushte të pandemisë nuk ka mundësi që personat e infektuar të votojnë nga spitalet.

“Kodi zgjedhor të drejtën e votës e lidh ngushtë me adresën e banimit dhe në rastin e paraqitjes së personave për të realizuar të drejtën e votës si personat e infektuar me Covid-19, detyrimisht duhet ta shkruajnë adresën se ku do të votojnë.  Mund të jetë adresa e ndryshme nga adresa e dokumentit për identifikim personal mirëpo patjetër të jetë në suaza të komunës ku ky person banon sipas adresës në letërnjoftim”, u shpreh Admir Shabani nga KSHZ.

Përndryshe nuk do të  mund të votojnë edhe personat që kanë rezultuar pozitiv me korona pas datës 8 korrik, atëherë kur përfundoi paraqitja e të infektuarve në KSHZ.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments