1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOsmani merr pjesë në përurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në Çair

Osmani merr pjesë në përurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në Çair

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në inaugurimin e rrugës me emrin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, në komunën e Çairit të Maqedonisë së Veriut.

Osmani, përurimin e rrugës e bëri bashkë me kryetarin e kësaj komune, Visar Ganiun.

Presidentja, vizitën në shtetin fqinjë e filloi dje, të cilën e përshkroi si një ditë “e jashtëzakonshme”. Aty ajo takoi krerët më të lartë shtetërorë dhe mbajti fjalim para deputetëve të kuvendit maqedonas.

“Në fokus: forcimi i raporteve bilaterale, angazhimi i përbashkët për të ardhmen tonë euroatlantike, kontributi i jashtëzakonshëm i shqiptarëve në bashkëpunimin tonë ndërshtetëror, si dhe roli i rëndësishëm i grave në vendimmarrje”, shkroi Osmani sot në Facebook.

Krahas vizitës në komunën e Çairit, e para e shtetit sot do ta vizitojë edhe atë të Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments