Misioni i OSBE-së në Kosovë ka ftuar serbët e veriut të marrim pjesë në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill.
Në një njoftim për media, OSBE ka kërkuar edhe nga Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve (KQZ) t’i shmangë qasjet novatore, si përdorimi i kamerave në vendvotime.“Prandaj, votuesit kanë të drejtë të presin që nisma e tyre t’i përgjigjet në përputhje me legjislacionin përkatës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka mbikëqyrur procesin duke respektuar kuadrin ligjor dhe do të këshillohet t’i shmangë qasjet novatore, si përdorimi i kamerave në qendrat e votimit, të cilat do të kërkonin shqyrtim më të plotë dhe konsultim të duhur”.“Pavarësisht nga deklaratat e fundit zhgënjyese politike partiake që dekurajojnë votuesit nga ushtrimi i të drejtës së tyre demokratike, do t’u mbetet votuesve në secilën komunë që të vendosin nëse do të votojnë ose jo për tërheqjen e kryetarëve të komunave më 21 prill. Pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve në proceset dhe institucionet demokratike është thelbësore për lehtësimin e normalizimit”, thuhet në njoftim.
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) April 9, 2024