8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeOrganizatat jo qeveritare turke dhe partitë politike thuan se numri i turqve...

Organizatat jo qeveritare turke dhe partitë politike thuan se numri i turqve në Maqedoni është 7 %

Ne shtojce e keni te bashkangjitur deklaraten pembyllese te puntorise se organizuar

nga populli turk ne Maqedonine e Veriut me qellim te vleresimit te Regjistrimit te popullsise

2021.

DEKLARATË PËRMBYLLËSE

Në punëtorinë e organizuar nga populli turk në Maqedoninë e Veriut me qëllim

të vlerësimit të Regjistrimit 2021, janë marrë këto vendime:

  1. Regjistrimi i popullsisë është tejmas i rëndësishëm për popullin turk në Maqedoninë e

Veriut. Rezultatet dhe të dhënat e dalura nga regjistrimi kanë domethënie jetike për turqit

në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, regjistrimi i popullsisë, do të jetë paraqitja dhe treguesi

më i rëndësishëm i egzistimit të popullit turk në Maqedoninë e Veriut.

  1. Rezultatet e regjistrimit drejtëpërsëdrejti ndikojnë në të ardhmen e shoqërisë së vendit dhe

planet makroekonomike, si dhe do të përdoren në hulumtimet shkencore dhe statistikore

etj. Regjistrimi i popullsisë poashtu është i rëndësishëm edhe për të drejtën e përfaqësimit

adekuat të popujve dhe zhvillimit të diskriminimit pozitiv, e drejtë kjo që buron nga

Marrëveshja Kornize e Ohrit.

  1. Regjistrimi i popullsisë, mund të konsiderohet si fletëpronësia e popullit turk, komunitet

ky shtetformues në Maqedoninë e Veriut demokratike. Prandaj, detyrimisht duhet të

veprohet me këtë bindje.

  1. Procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut duhet të realizohet me qasje inkluzive ndaj

të gjithve, duke i respektuar diversitetet dhe duke i cilësuar ato si pasuri. Populli turk në

Maqedoninë e Veriut gjatë këtij procesi detyrimisht duhet të merr qëndrim të unifikuar

kombëtar.

  1. Me rritjen e përqindjes në regjistrimin që do të realizohet, do të kemi përfitime të

rëndësishme.

  1. Si rezlutat i regjistrimit të popullsisë, do të krijohen kushtet për realizimin e të drejtave

themelore të garantuara me kushtetutë, gjegjësisht rritjen e përfaqësimin adekuat në

institucionet shtetërore, qeverisjen lokale etj.

  1. Rezultatet e regjistrimit të popullsisë poashtu do ti krijojnë kushtet për përdorimin zyrtarë

të turqishtes së bashku me gjuhët tjera, duke filluar nga niveli lokal.

  1. Numri i madh i popullit turk, do ti pamundëson politikat asimiluese dhe mohuese të

tjerëve ndaj popullit tanë. Me këtë rast edhe një herë theksojmë që asësesi nuk do ti jepet

mundësi realizimit të iniciativave të tilla.

  1. Rezultatet e regjistrimit poashtu do të kontribojnë edhe në mbrojtjen e trashëgimisë tanë

kulturore dhe historike, si dhe në zhvillimin e turzmit kulturorë.

  1. Rezultatet poashtu do e mundësojnë valëvitjen sa më të shumtë të flamurit tanë kombëtar

në nivel lokal.

  1. Rezultatet e popullsisë do të inkurajojnë dhe kontribojnë për egzistimin turk në Ballkan,

mëmëdheun tanë Republikën e Turqisë si dhe gjithë botën turke.

  1. Rezultatet e popullsisë, si dhe egzistimi ynë në këtë vend njëkohësisht do ti përforcojnë

edhe më shumë marrëdhëniet shekullore miqësore mes Republikës së Maqedonisë së

Veriut dhe Republikës së Turqisë.

  1. Si rezultat i të gjithë vlerësimeve ekspertive të realizuara nga Unioni i shoqatave turke në

Maqedoni (MATUSITEB), Partia Demokratike Turke (TDP), Lëvizja e Unitetit

Kombëtar Turk (TMBH), institucionet përkatëse, profesorë dhe opinionbërës, del që në

nivel të Maqedonisë së Veriut turqit përbëjnë minimum 7% të popullsisë.

  1. Presim që regjistrimi i popullsisë të realizohet në mënyrë transparente, të lirë, në

përputhje me kornizën ligjore dhe largë presioneve, manipulimeve dhe intervenimeve

politike dhe theksojmë që me vëmendje do e përcjellim të njejtin.

  1. Poashtu, në Punëtorinë është marrë vendim për themelimin e Këshillit koordinues

kombëtar të turqve në Maqedoninë e Veriut i cili me vëmendje do e ndjek procesin e

regjistrimit në vend.

Me respekt,

Hüsrev Emin – Kryetar i MATUSİTEB-it / Nënshkrim

Beycan İlyas – Kryetar i TDP-së / Nënshkrim

Enes İbrahim – Kryetar i THP-së / Nënshkrim

Erdoğan Saraç – Kryetar i TMBH-së / Nënshkrim

Prof. Dr. Adnan Kahil – Ish ministër shtetëror / Nënshkrim

Hafza Recep Kakel – Ish anëtar i Komisionit shtetëror të regjistrimit / Nënshkrim

Furkan Çako – Ish ministër shtetëror / Nënshkrim

Prof. Dr. Fadıl Hoca – Rektor i Universitetit Ndërkombëtar Vizion / Nënshkrim

Murteza Sulooca – Drejtor i gazetës “Yeni Balkan” / Nënshkrim

Seyyid Emin – Kryeredaktor i portalit “Timebalkan” / Nënshkrim

Tahsin İbrahim – Ish kryetar i MATUSİTEB-it / Nënshkrim

Prof. Dr. Süleyman Baki – Ish kryetar i MATUSİTEB-it / Nënshkrim

İsmail Yahoski – Deputet / Nënshkrim

Furkan Purde – Vardar Press / Nënshkrim

Onur Loç – Kryetar i TGK-së / Nënshkrim

İlker Yusuf – Balkan FM Radyo / Nënshkrim

Shënim: Partia e Lëvizjes Turke (THP) nuk pajtohet me nenin 13 të deklaratës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments