Ora policore nuk do të zgjatet dhe do të jetë ashtu siç ka qenë, duke filluar nga ora 22 deri në ora 5 të mëngjesit.
Para publikut këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha se rezultatet definitive të asaj, se a do të ketë ndryshim kjo masë, do të mësohen gjatë fundjavës.“Ajo që u vendos sot, është se masa aktuale për kufizim të lëvizjes pas orës 22 do të mbetet e njëjtë dhe se nuk do të plotësohet dhe se rezultatet definitive priten gjatë fundit të kësaj jave, fundjavës, apo fillimit të javës së ardhshme”, tha Filipçe