22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeOpozita VMRO-DPMNE dhe “VLEN” akuza BDI-së, integristët u kundërpërgjigjen: Janë rreshtuar kundër...

Opozita VMRO-DPMNE dhe “VLEN” akuza BDI-së, integristët u kundërpërgjigjen: Janë rreshtuar kundër Evropës dhe për Rusinë

Edhe sot kanë vazhduar akuzat e partive opozitare, VMRO-DPMNE dhe koalicionit VLEN në adresë të pushtetit, me theks BDI-në . Nga pallati i bardhë thonë se LSDM dhe BDI janë të vetmet që s’kanë bërë reforma të thella brenda vetes, andaj për partinë e Mickoskit është e pranueshme ideja e Kreshnik Bekteshit, që kush humb zgjedhjet, të tërhiqet nga politika.

“Është e qartë se në BDI ka një rrymë që paralajmëron dhe uron fundin e karrierës politike të Ahmetit. Për këtë nuk do të kundërshtojmë, përkundrazi, e vetmja parti përveç LSD-së që nuk ka reforma të thella është pikërisht BDI-ja. Për VMRO-DPMNE-në është e qartë se është fituesja e radhës falë mbështetjes së qytetarëve dhe dëshirës për ndryshime. Shpresojmë që të mos heqin dorë nga kjo kërkesë e BDI-së, humbësit që të tërhiqen nga politika”, tha Mile Lefkov, deputet VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër, koalicioni VLEN, përmes një kumtese me shkrim thotë se pushteti mori shuplakë diplomatike nga SHBA-të, duke aluduar në deklaratën e djeshme të ambasadores amerikane Ageler që bëri thirrje që politika t’i mbajë duar larg gjyqësorit.

“Partizimi i gjyqësorit ka një ekzekutues dhe formë që quhet BDI-zimi horizontal dhe vertikal i organeve të drejtësisë. Shembulli i fundit i kësaj është sulmi i orkestruar ndaj kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, i cili duhej të përfundonte me largimin e saj. Motivi i këtij linçimi partiak të BDI-së ishte refuzimi i krijimit të bazës ligjore për kthimin e Gruevskit nga Budapesti. Nuk ka shtet ligjor, barazi para ligjit dhe drejtësi të pavarur me Ali e Drin Ahmetin, Bujar Osmanin e Artan Grubin dhe kuadrot e tyre të instaluar në drejtësi”, thonë nga VLEN.

Akuzave të vazhdueshme të opozitës, integristët dje iu kundërpërgjigjën duke thënë se çdo ditë e më shumë po dëshmohet se opozita shqiptare është në koordinim të vazhdueshëm me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe me atë të Levicës, Dimitar Apasiev.

“Thirrjet e fundit të Mickoskit drejtuar opozitës shqiptare që të mos merren me “kërkesa nacionaliste shqiptare”, tregon se Mickoski, Apasievi dhe opozita shqiptare tashmë e kanë rrumbullakuar bashkëpunimin dhe të njëjtit me vetëdije janë rreshtuar KUNDËR Evropës dhe PËR Rusinë. Kjo dëshmohet edhe me sulmet e fundit të koordinuara në adresë të Bujar Osmanit e të cilat qendrën e kanë në Beograd dhe Moskë”, thonë nga BDI.

Retorika mes partive politike sa vjen e tensionohet, me akuza se kush bashkëpunon Lindjen e kush është pro-Perëndimorë, por edhe për çështje të tjera, duke qenë se vendi është në periudhë parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale në 24 prill dhe atyre parlamentare 8 maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments