10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeOpozita Shqiptare djeg edhe fletët e librit të Sociologjisë / Omer Ajdini:...

Opozita Shqiptare djeg edhe fletët e librit të Sociologjisë / Omer Ajdini: Arbër Ademi autorizoi librin fashist për shqiptarët

Aktivistët e Opozitës Shqiptare kanë reaguar sot në lidhje me skandalet e vazhdueshme në librat shkollorë në Maqedoninë e Veriut. Pas librit të Gjeografisë, ku fyeshin shqiptarët me tone raciste, së fundmi në skenë ka dalur libri i Sociologjisë, ku për shqiptarët thuhet se shumohen pa kontroll, në mënyrë tradicionale dhe kjo paraqet rrezik për të ardhmen e vendit. Omer Ajdini, i cili para ca javësh dogji para Ministrisë së Arsimit fletët e librit të Gjeografisë ku shpifej për shqiptarët, sot po në të njëjtin vend, dogji edhe fletën e librit të Sociologjisë. Gjithashtu aktivistët e Opozitës Shqiptare dorëzuan edhe një letër për ministren Carovska, që urgjentisht ta tërheqë këtë libër nga përdorimi, përcjell in7.

Libri i Sociologjisë është botuar në vitin 2002, ndërsa në vitin 2020 me vendim të Ministrit të Arsimit, Arbër Ademi është rikonfirmuar përdorimi i tij edhe për vitin aktual shkollor.

“Ky libër që e shihni këtu është libri i Sociologjisë për vitet e dyta të gjimnazit të reformuar. Njësoj sikurse libri i Gjeografisë dikur edhe ky libër shpërndan propagandë fashiste dhe nënçmues ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera jomaqedonase në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më konkretisht, në faqen 116 të këtij libri bëhet dehumanizimi i shqiptarëve duke i trajtuar ata si të paedukuar, të cilët nuk janë të aftë të kontrollojnë natalitetin e tyre dhe si pasojë propozon që të vendosen masa kontrolli për natalitetin e shqiptarëve.

Në anën tjetër, propozon që të stimulohet nataliteti tek maqedonasit, sepse sipas këtij libri, shtimi i shqiptarëve shkakton probleme politike, ekonomike dhe sociale. Ky libër është asgjë më pak sesa një doracak i shpërndarjes së frymës fashiste anti-shqiptare dhe fatkeqësisht po ky libër u autorizua në vitin 2020 nga Ministri i atëhershëm Arbër Ademi.

Nga respekti që kemi për librin ne do e kursejmë atë si libër, megjithatë ne sot do t’i djegim faqet me elemente fashiste në mënyrë që të tregojmë që mentaliteti fashist nuk duhet të ketë vend në librat shkollor me të cilat synohet indoktrinimi i fëmijëve tanë. Përmes një letre zyrtare drejtuar Ministres Carovska, kërkojmë që urgjentisht ky libër të tërhiqet nga përdorimi dhe të ndalohet fyerja e shqiptarëve dhe shpërndarja e fashizmit në shtetin tonë”, theksoi Omer Ajdini nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments