6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeOpozita insiston për zgjedhje të parakohshme.Bdi thotë në mot

Opozita insiston për zgjedhje të parakohshme.Bdi thotë në mot

Opozita insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare pas bisedave telefonike të kryeministrit me komikët rus. VMRO-DPMNE-ja shprehet e shqetësuar duke ngritur pyetjen se me kë tjetër ka biseduar kryeministri brenda kësaj periudhe dhe çfarë informacionesh ka shpërndarë. Pamundësia për ta zbuluar në kohë mashtrimin, për opozitën maqedonase tregon paaftësi të Zaevit dhe ekipit të tij.

Ky është turp i madh për vendin në rrafsh ndërkombëtar. Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër, është Zoran Zaev. Ky person duhet të largohet bashkë me ekipin e paaftë rreth tij. Republika e Maqedonisë nuk mund të përdoren ëpr tallje. E ftojmë Zaevin të përballet me pasojat e katastrofës që shkaktoi, të japë dorëheqje, të formohet qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje- deklaroi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Për opozitën shqiptare, publikimet e fundit janë vetëm një arsye më shumë për dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa numërojnë arsyet e, siç e quajnë ata, dështimit të pushtetit.

Kryeministri Zaev edhe një herë gjatë ditës përsëriti qëndrimin se nuk planifikon të japë dorëheqje. Pushteti vlerëson se nuk është kohë e përshtatshme për zgjedhje të reja duke marrë parasysh proceset integruese.

Vlerësojmë se në një periudhë të këtillë kur shteti është para fillimit të negociatave me BE-në, kur duhet të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s, duhet t’i kemi parasysh të gjitha aspektet para se të sjellim vendim. Në mbledhjen e fundit të kryesisë qendrore të LSDM-së vendosëm që do të përqëndrohemi në prioritetet reformuese në shtet- tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Zgjedhjet e parakohshme në këtë vit nuk janë të pëlqyeshme as për qytetarët, as për vendin, as për proceset tona euro-atlantike sepse këtë vit presim rrumbullaksimin e procesit të anëtarësimit në NATO dhe marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Viti 2020 është vit zgjedhor. Siç e dini zgjedhjet duhet të mbahen më vonë në dhjetor. Vlerësoj se mund të ketë pajtueshmëri mes të gjitha partive politike që zgjedhjet të mos mbahen në dimër por të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm- pohoi Artan Grubi, BDI.

Zgjedhje të parakohshme opozita kishte kërkuar disa herë përfshirë këtu edhe periudhën pas zgjedhjeve presidenciale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments