9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaKulturëOpera dhe Baleti Kombëtar në terr, EVN ua ndërpreu rrymën për shkak...

Opera dhe Baleti Kombëtar në terr, EVN ua ndërpreu rrymën për shkak të borxhit

Një institucion i aktivitetit muzikor dhe skenik, Opera dhe Baleti Kombëtar është në errësirë, pra me energji elektrike të shkëputur, shkaku i një borxhi të grumbulluar ndaj EVN-së.

Për momentinnuk dihet saktësisht se sa është borxhi, por aktualisht në objekt nuk po bëhen prova për shkak të pushimeve kolektive.

Nga Opera dhe Baleti kanë treguar për televizionin Telma se rryma është ndërprerë nga e enjtja (18.08), nga EVN Maqedoni.

Ndryshe, llogaria e Operës dhe Baletit Kombëtar është e bllokuar edhe për shkak të aktvendimit ekzekutiv për arkëtimin e një borxhi gati dhjetëvjeçar në shumë prej 4,1 milionë denarë ose 60 mijë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments