-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaOmicroni mbyll Holandën, qeveria aplikon masat më të rrepta – mbyllen shkollat,...

Omicroni mbyll Holandën, qeveria aplikon masat më të rrepta – mbyllen shkollat, universitet e restorantet

Për shkak të përhapjes së variantit të ri të coronavirusit – Omicron, qeveria holandeze ka vendosur që nga nesër të vë masat më të rrepta në nivel vendi – që do të jenë në fuqi deri më 14 janar.

Kryeministri Mark Rutte, tha mbrëmë se do të mbyllen të gjitha shkollat, universitetit, baret, restorantet dhe të gjitha dyqanet, përveç atyre që shesin produkte ushqimore, transmeton Telegrafi.

Siç raporton AP, vizitat tek familjarët mund të kryhen me më së shumti dy persona, e përjashtim bëhet gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kur do të lejohen vizitat deri në katër persona.

“Holanda nga nesër sërish po mbyllet dhe kjo nuk ka mundur të shmanget për shkak të valës së pestë, që është shkaktuar nga varianti i ri Omicron që na është vërsulur”, tha Rutte.

Në Holandë sot janë regjistruar 14.616 raste të reja me COVID-19, ndërsa 50 tjerë kanë humbur jetën nga infeksioni.

Nga fillimi i pandemisë, në Holandë janë infektuar 2.966.744 persona, e 20.420 tjerë kanë humbur jetën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments