Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, thanë të hënën se kanë biseduar në telefon për një gamë çështjesh që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe diskutimet lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, që ka çuar në mospajtime mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.
O’Brien shkroi në rrjetin X, se me presidenten Osmani diskutoi “rëndësinë e zbatimit të rregullave monetare nga Kosova në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin pakicë serb, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet e marra në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Për Kosovën kjo përfshinë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, shkroi ai.
Good call with @VjosaOsmaniPRKS today. We discussed importance of 🇽🇰 implementing monetary regs so as to benefit all Kosovan citizens, including the Serb minority community, & for parties to fulfill all EU Dialogue commitments – for 🇽🇰 this includes the ASM.
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) April 1, 2024