4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaObama thirrie politikanëve: Thoni të vërtetën për Covid-19,! Gabimi më i madh,...

Obama thirrie politikanëve: Thoni të vërtetën për Covid-19,! Gabimi më i madh, keqinformimi i publikut

Ndërsa numri i rasteve me Covid-19 vazhdonte të rritej në mbarë botën, të enjten, ish-presidenti amerikan Barack Obama ofroi disa këshilla të thjeshta për kryetarët e bashkive dhe liderët vendas që luftojnë me përhapjen e koronavirusit në shtetet dhe qytetet në të gjithë globin: Thoni të vërtetën!.
“Gabimi më i madh që mund të bëjë çdo njeri prej nesh në këto situata është të dezinformojmë,” tha Obama gjatë nj takimi virtual të organizuar nga Bloomberg Philanthropies, “veçanërisht kur ne u kërkojmë njerëzve të bëjnë sakrific dhe të ndërmarrin veprime që nuk mund të jenë të natyrshme.”
Komentet e Obamës, drejtuar zyrtarëve lokalë dhe anëtarëve të ekipeve të reagimit të më shumë se 300 qyteteve, vij pasi miliona njerëz në të gjithë botën mbeten ende të mbyllur brenda mureve të banesave të tyre, lëvizjet e tyre të kufizuara të urdhëruara nga qeveritë që përpiqen të frenojnë përhapjen e një virusi që nuk ka vaksinë ose një trajtirr shkencor të provuar dhe pranuar universalisht. Shumë syresh ndjehen të frikësuar dhe të shqetësuar, teksa dezinformimi mbi koronavirusin vazhdon të shfrenohet në mediet sociale, Obama theksoi fuqinë e së vërtetës.

“Flisni qartë. Flisni me dhembshuri”, tha ai. “Flisni me empati për atë që po kalojnë njerëzit”.
Obama nuk e përmendi në mënyrë të qartë Presidentin Trump dhe ua drejtoi fjalët e tij kryebashkiakëve pjesëmarrës. Por fjalët e ish-presidentit të enjten përkuan me ato të ekspertëve kundërshtarë të Trump, të cilët thonë se nevoja për testime në masë është kritike përpara se vendi të fillojë rihapjen.
Obamës iu bashkua të enjten ish-kryetari i bashkisë së New York-ut Mike Bloomberg dhe disa ekspertë të shëndetit publik, si pjesë e një serie takimesh virtuale që synojnë të ndihmojnë kryetarët e bashkive të merren me sfidat që lidhen me koronavirusin, thuhet në njoftim. Në takimet e mëparshme kanë marrë pjesë ish presidentë të tjerë, përfshirë George W. Bush dhe Bill Klinton.
Përpos që inkurajoi mesazhet e bazuara në fakte, Obama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive “të kërkojnë dhe të kujdesen për më vulnerablit” brenda bashkësive të tyre, duke përmendur fakte për mënyrën e pabarazisë se si njerëzit po preken nga virusi. Obama gjithashtu sugjeroi që udhëheqësit lokalë të krijojnë ekipe të besueshëm ekspertësh për të ndihmuar në forcimin e përgjigjeve ndaj situatës.

“Sa më shumë njerëz të zgjuar të keni rreth jush dhe sa më pak të turpëruar të ndjeheni kur keni nevoj ëtë bëni pyetje, aq më e mirë do të jetë përgjigja juaj ndaj zgjidhjes së situatës,” tha ai.
Por nga të gjitha komentet që Obama bëri gjatë takimit të së enjtes, thirrja e tij për udhëheqësit për të shmangur dezinformimin e publikut u duk se këputi një tel.
Që nga ditët e para të pandemisë, dezinformatat rreth covid-19 janë përhapur pothuajse aq shpejt sa vetë virusi, raportoi Kim Bellware i Washington Post në shkurt. Një listë ekzekutive gënjeshtrash apo ekzagjerimesh të lidhura me koronavirusin e krijua nga BuzzFeed News. “Jo, Papa nuk ka koronavirus.” “Jo, Bill Gates nuk financoi një laborator që krijoi COVID-19.”

“Jo, pastruesit e ajrit nuk janë një mënyrë efektive për të mbrojtur veten.”
Sipas një studimi të Universitetit të Oxfordit të publikuar të martën, ndërsa ata që merren me këtë punë janë përpjekur fort dhe me tërbim për të hedhur poshtë pretendime të tilla, shumë prej tyre ende ekzistojnë e punojnë të pakontrolluar në platformat e njohura të medieve sociale.
Pasi analizuan 225 raportime me dezinformime të vlerësuara të rreme ose keqinformuese, studiuesit zbuluan se gati 60 përqind e përmbajtjes mbetën në Twitter pa një etiketë paralajmëruese, njoftoi The Craig Timberg. Sipas studimit, politikanët, të famshëmit dhe figura të tjera publike janë ndër “shpërndarësit më të fuqishëm të informacioneve të rreme”, shkroi Timberg. Studimi përmendi Trump se kishte bërë “një numër deklarimesh të rreme” mbi pandeminë në publik, përfshirë edhe lajmet e transmetuara kabllorë dhe Twitter.
Teksa, Obama, i cili ka nëTwitter më shumë se 115 milion njerëz që e ndjekin, është duke luftuar në mënyrë aktive në lidhje me dezinformimin mbi koronavirusin në internet.

Teksa, Obama, i cili ka nëTwitter më shumë se 115 milion njerëz që e ndjekin, është duke luftuar në mënyrë aktive në lidhje me dezinformimin mbi koronavirusin në internet.
Në muajt e fundit, ish-presidenti ka filluar të postojë në mediet sociale më rregullisht, si pjesë e një përpjekje për të përhapur informacione mbi koronavirusin të bazuara në fakte, së bashku me histori mbi punonjësit e linjës së parë dhe akte të mirësisë e solidaritetit njerëzor gjatë pandemisë, tha David Nakamura i Washington Post. Të Mërkurën, për shembull, Obama përshëndeti debatin mbi mbajtjen e distancës sociale dhe rihapjes së vendit, duke shkruar në Tweeter, “… me qëllim që të largohen politikat e tanishme shtrënguese, rol kyç do të luajë një sistem i fortë i testimit në masë dhe monitorimit – diçka që nuk e kemi ende në të gjithë vendin “.
“Ai do të vazhdojë të ofrojë zërin e tij përgjatë gjithë pandemisë dhe t’u kujtojë amerikanëve se ne do të kapërcejmë këtë situatë ashtu si kemi bërë përgjatë historisë sonë: së bashku, duke kërkuar njëri-tjetrin,” tha Katie Hill, një zëdhënëse e Obamës./WashingtonPost/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments