19.9 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaOpinionNuri Bexheti: Albin Kurti bëri një hap mbrapa me veprimin e tij...

Nuri Bexheti: Albin Kurti bëri një hap mbrapa me veprimin e tij të sotëm, involvimi s’na bën mirë

Profesori Nuri Bexheti, ka reaguar pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me opozitën shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Bexheti, në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, thotë se me veprimin e sotëm, kryeministri Kurti ka bërë një hap mbrapa.

“Pati një komunikatë nga zyra e kryeministrit të Kosovës mbi takimin me opozitën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, dhe në komunikatë thotë se katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, tha ai.

“Me këtë Kurti me këtë veprim që bëri, po e favorizon kandidatin për president të partisë opozitare maqedone partia VMRO, e cila mund të ketë një kandidat ndoshta shumë më nacionalist se kandidati aktual i Republikës së Maqedonisë. Me veprimin e sotëm Kurti bëri një hap mbrapa dhe si po duket ai po mbështet një kandidat që ka gjasa që do të vijë nga një frymë më nacionaliste, që i bie se Kurti me sot është i involvuar me këmbë e me duar dhe është burrështetasi i tretë që bën një gabim të madh”, shtoi më tej ai.

Sipas Bexhetit, involvimi nuk i bën mirë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.Top24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments