4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaSportNuk u ndihmoi as Kosova e Serbia /Kosova e dëshmon që është...

Nuk u ndihmoi as Kosova e Serbia /Kosova e dëshmon që është ‘Brazil i Balkanit’, fiton midis Bullgarisë për tre pikë të arta 2 me 3

Çka është humbja? Nuk e dimë, ne jemi Kosova dhe nuk mposhtemi as në Bullgari

Kosova e ka quar në 14 numrin e ndeshjeve rresht pa humbje, pas triumfit sensacional 3-2 kundër Bullgarinë, të hënën mbrëma.

“Dardanët” ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Milot Rashicës në minutën e 14-të, por vendësit barazuan me Ivelin Popov në minutën e 43-të.

Bullgarët pastaj shënuan edhe golin e epërsisë së parë për ta në ndeshje në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 55-të përmes Kristian Dimitrov, shkruan Periskopi.

Mirëpo, kosovarët nuk u ndalën duke e kërkuar vazhdimisht golin e barazimit, të cilin e arritën në minutën e 64-t. Vedat Muriqi kërceu më së larti në zonë pas një krosimi nga Benjamin Kololli duke shënuar për 2-2.

Në vazhdim, Kosova pati raste të panumërta, por golin e fitores e shënoi në minutat shtesë, nëpërmjet Elbasan Rashanit, i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Rashicës për t’i dërguar në ekstaza fansat kosovarë.

Pas tri ndeshjeve të luajtura në Grupin A të kualifikimeve, “Dardanët” zënë pozitën e tretë me pesë pikë, një pak se Anglia dhe Republika Çeke që kanë nga gjashtë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments