8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeNuk ka raste të reja me koronavirus, 12 persona testohen nëse janë...

Nuk ka raste të reja me koronavirus, 12 persona testohen nëse janë të infektuar

Në Klinikën Infektive në Shkup po testohen 12 persona për koronavirus. Dy prej tyre pak kohë më parë janë kthyer nga Italia, 8 të tjerët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me tre personat e infektuar nga Dibra dhe dy persona tjerë që janë paraqitur me shenja të gripit.

Dy prej tyre kanë ardhur në Klinikën infektive me shenja të gripit normal dhe të dy kanë udhëtuar në Itali dhe janë kthyer të shëndoshë para 5, 6 ditësh. 8 personat nga Dibra që janë komshinj të 3 të prekurve të shtrirë në spital para disa ditës. Dy pacientë nga departamenti infektiv në Shtip, pacient me shenja grip, nga Koçani dhe një pacient që është dërguar në Prilep nga Qendra për Shëndet Publik – tha Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

Filipçe tha se shtatë të prekurit me koronaviorusin janë në gjendje të qëndrueshme. Rezultatet e analizave të pacientes së parë të prekur nga virusi Korona tashmë janë negative dhe së shpejti e njëjta do të lëshohet për kurim shtëpiak.

Filipçe kërkoi nga qytetarët të respektojnë rekomandimet ndërsa paralajmëroi edhe masa shtesë si mbrojtje nga koronavirusi.

Unë sot do të propozoj në Qeveri edhe një tjetër masë me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, që personali mjekësor privat të anulojë udhëtimet, qofshin ato private, pasi momentalisht kemi nevojë për çdo punonjës mjekësor. Në Komisionin për Sëmundje Infektive është definuar saktë lista e sëmundjeve kronike në bazë të të cilave personat që vuajnë nga të njëjtat duhet të lëshohen nga puna, si dhe gratë shtatzënë, personat me sëmundje kronike, sëmundje të rënda kardiovaskulare, diabet. Që dje kemi apeluar që personat e moshuar dhe të sëmurët të shmangin lëvizjet në vende ku ka më shumë njerëz – u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Numri një i shëndetësisë informoi se nga java e ardhshme do të bëhet furnizim shtesë me teste dhe pajisje të tjera mbrojtëse për klinikën infektive, mjekët amë apo punonjësit në pikat kufitare. Sipas tij, momentalisht në Klinikën për Sëmundje Infektive ka personel të mjaftueshëm. Filipçe informoi se në pikat kufitare nuk lejohet hyrja në vend e autobusëve që vijnë direkt nga rajonet e rrezikshme. Nesër do të mblidhen drejtorët e klinikave ku do të diskutohet nëse një pjesë e kontrolleve të personave me sëmundje kronike mund të shtyhen për periudhën pas përfundimit të këtyre masave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments