17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeNuk janë më Gashët të parët në listë, Krasniqët si mbiemër kanë...

Nuk janë më Gashët të parët në listë, Krasniqët si mbiemër kanë kapluar Kosovën në vitin 2021

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, emri më i zakonshëm tek femrat është Fatime (8,626 persona mbajnë këtë emër), ndërsa tek meshkujt është Bajram.

Sipas alfabetit me shkronjën A kishte më së shumti emra – gjithsej 8,026 emra – ndërsa më së paku emra kishte emra që fillonin me shkronjën C – gjithsej 407 emra.

Në Kosovë, sipas një matjeje të vitit 2017, në Kosovë janë identifikuar 26,557 mbiemra. Mbiemri më i shpeshtë në Kosovë ishte Krasniqi, ku 58,199 persona mbanin këtë mbiemër.

Në anën tjetër, në Kosovë mbiemrin Gashi e mbajnë 57,396 persona. Mbiemrin Berisha e kanë 43,727 persona. Atë Morina e kanë 27,222 persona.

Ndërkaq, mbiemrat e tjerë janë si vijojnë: Shala (25,585 persona), Kastrati (13,015 persona), Kryeziu (12,882 persona) dhe Hoti (12,709 persona).

Në Prishtinë mbiemri Gashi ishte i pari, ndërkaq Krasniqi ishte mbiemër i dytë më i hasur tek kryeqytetasit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments