Duke mohuar se fabrikon të dhënat për Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka treguar se ka marrë lavdata nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për mënyrën se si Maqedonia e Veriut e menaxhon pandeminë me Covid-19.“Betohem se që nga fillimi i pandemisë, të gjitha informacionet që i kemi shpërndarë, janë në kohë dhe transparente, duke mos i fabrikuar të njëjtat. Kjo me qëllim që qytetarët të informohen në kohë, ta dinë situatën reale në shtet dhe mendoj se kjo është një nga faktorët që ka mundësuar që Organizata Botërore e Shëndetësisë na ka paraqitur madje edhe si shembull”, tha Filipçe./TV21