9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeNuk është diskutuar për ndryshimin e flamurit, stemës ose himnit të shtetit

Nuk është diskutuar për ndryshimin e flamurit, stemës ose himnit të shtetit

As në Qeveri, as në partinë në pushtet LSDM, as me kryeministrin Zaev nuk është biseduar për ndryshimin e flamurit, stemës dhe himnit të shtetit, thonë nga Qeveria për MIA-n, pas interpretimeve në opinion të deklaratës së liderit të BDI-së dhe partner koalicioni në qeveri, Ali Ahmeti rreth simboleve shtetërore.

Në deklaratën e z. Ahmeti nuk kemi vërejt se ai ka deklaruar se kinse është diskutuar me kryeministrin Zaev ose me cilindo përfaqësues tjetër të subjekteve politike në pushtet. Konsiderojmë se shteti duhet të fokusohet me të gjitha kapacitetet e saja të politikave që sjellin zhvillim, ekonomi dhe më shumë para për qytetarët. Qeveria do të vazhdoj në atë rrugë”, thonë nga Qeveria.

Ahmeti në intervistën për TV Klan, siç transmetuan disa media, tha se “është biseduar edhe për himnin dhe stemën dhe flamurin si dhe se këto janë çështje për të cilat nevojitet konsensus, por kjo më shumë do të varet nga marrëveshja mes maqedonasve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments