11 C
Tetovo
E enjte, 13 Mars, 2025
BallinaLajmeNoteri i gjen adresat, por jo edhe postieri! Si përfunduan rreth 4...

Noteri i gjen adresat, por jo edhe postieri! Si përfunduan rreth 4 mijë amvisëri të Tetovës në pagesë të detyrueshme?

Prej rreth 20 mijë amvisërive në Tetovë që janë faturuar për mbeturinat, rreth 4 mijë janë dërguar në pagesë të detyrueshme, pohon Hans Roth drejtori i kompanisë “Saubermacher” që menaxhon me mbeturinat. Kjo sipas tij ka ndodhur për shkak se nuk kanë mundur t’i gjejnë adresat, ndonëse e pranon se nga muaji në muaj niveli i pagesave po rritet dhe ka arritur në 65%.

E pyetëm kryetarin e Tetovës Bilall Kasamin se si është e mundur që noteri të arrijë ta gjejë adresën e amvisërisë, por këtë s’mund ta bëjë postieri që dërgon faturat e mbeturinave.Kasami apelon qytetarët që të drejtohen deri tek Ndërmarrja komunale të rregullojnë çështjen e adresave pasi në Tetovë nuk do të ketë mundësi që të ofrohet shërbimi pa pagesë për mbeturinat. Kompania “Saubermacher” para një viti ka marrë tender për menaxhimin e mbeturinave në Tetovë, ndërsa javë në parë në TV21 u ankuan qytetarë duke treguar se janë dërguar në pagesë të detyrueshme, ndonëse paraprakisht nuk kishin marrë fatura. Kompania mohoi duke thënë se vërejtjet dhe faturat janë dërguar në kohë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments