13 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeNKP TETOVA / Orari i restrikcioneve për ujë

NKP TETOVA / Orari i restrikcioneve për ujë

Ndërkohë nga NPK “Tetova” njoftojnë se për shkak të defektit në Leshnicë, janë të detyruar që të vendosin restrikcione të ujit për të gjithë qytetin dhe fshatrat, pasi rezervat e ujit kanë pësuar rënie drastike.

“Të nderuar qytetarë, Për shkak të një defekti f-500 në linjën e Leshnicës, uji në rezervuaret e qytetit pëson rënie drastike në një mesatare prej 150 l/s. Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije në të gjitha pjesët kritike të qytetit, ju informojmë se nga sot (e Premte ) 17.12.2021 jemi të detyruar që të fillojmë me restrikcion të ujit për pije edhe atë nga ora 01:00 deri 05:00 ( natën) si dhe nga 13:00 deri 16:00 ( gjate ditës). Si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit të qyetit, për zbutjen e kësaj situate, NPK “TETOVA” Tetovë ka aktivizuar edhe bunaret . Ky restriksion do të vlej deri në sanimin e defektit në linjën kryesore të Leshnicës”, thuhet në njoftimin e NPK “Tetova”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments