17.7 C
Tetovo
E premte, 13 Qershor, 2025
BallinaLajmeNjë vit nga mandati i Qeverisë së RMV-së janë realizuar vetëm 13%...

Një vit nga mandati i Qeverisë së RMV-së janë realizuar vetëm 13% të premtimeve

Pas një viti nga mandati, Qeveria ka përmbushur 13% të 139 premtimeve, ndërsa 37% janë në proces realizimi, tregon platforma “Kompas”. Përparimi më i madh është arritur në arsim, ndërsa në shëndetësi ka ritëm mesatar. Politikat socio-ekonomike dhe ato rinore shënojnë realizim modest, ndërsa në fushën e barazisë gjinore dhe demografisë ende nuk ka asnjë masë të përmbushur.

Nga gjithsej 37 masa të premtuara në arsim, janë realizuar 9, ndërsa 26 janë në proces.

“Masat politike që lidhen me arsimin e lartë dhe shkencën kanë nivelin më të ulët të realizimit, kryesisht për shkak të mosmiratimit të një ligji të ri për arsimin e lartë, i cili duhet të jetë baza e politikave…pjesa më e madhe e përparimit deri tani është përqendruar në arsimin fillor dhe të mesëm”, deklaroi Dorina Gjorceva Mitrovska, Qendra Maqedonase për Arsim Qytetar.

Në lidhje me shëndetësinë, nga 31 masa të premtuara janë realizuar vetëm tri, ndërsa në pesë po punohet

Masa tjetër që është në fazën e zbatimit lidhet me rindërtimin dhe modernizimin e institucioneve shëndetësore të spitaleve dhe qendrave të ndryshme shëndetësore brenda vendit tonë. Ajo që mbetet sfidë në periudhën në vijim janë sigurisht reformat e thella në kujdesin shëndetësor primar dhe sektorë të tjerë, siç është rajonalizimi i spitaleve, transformimi digjital i sistemit shëndetësor dhe sigurisht mungesa e punonjësve shëndetësorë dhe, por edhe mbajtja e mjekëve dhe infermierëve të rinj në vend”, tha Kiril Soleski / ADICD MLD.

Kur bëhet fjalë për të rinjtë, nuk ka zbatim të mjaftueshëm të masave specifike, gjegjësisht, nga 15, vetëm dy janë zbatuar dhe tetë janë në vazhdim.

“Masat për kuponë prej 250 euro për 50 mijë studentë për pajisje elektronike nuk janë përmbushur. Ky ishte një nga premtimet më të rëndësishme”, u shpreh Risto Saveski – MOF.

Rezultatet janë pjesë e hetimit të sektorit civil. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments