6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeNjë viktimë dhe 26 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në...

Një viktimë dhe 26 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në RMV,numri i të infektuarve shkon në 285

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Klinikën infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient i moshës 79-vjeçare, nga Dibra, për çfarë numri i viktimave nga COVID-19 (virusi korona) arrin në 7.

Viktima ishte diagnostikuar me COVID-19 më 23 mars.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 26 raste të reja të të infektuarve me COVID-19, për çfarë numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 285.

Deri më sot, numri i mjekuarve ka arritur në 12. Nga Klinika infektive sot janë çregjistruar 9 pacientë, 8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi, pasi në dy testet kontrolluese kanë rezultuar negativ.tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments