18.4 C
Tetovo
E enjte, 24 Korrik, 2025
BallinaLajmeNjë punonjës në spitalin e Prilepit vodhi afër 35 mijë euro, dënohet...

Një punonjës në spitalin e Prilepit vodhi afër 35 mijë euro, dënohet me dy vjet burg me kusht

Gjykata Themelore në Prilep vendosi një dënim me burg me kusht prej dy vitesh kundër një punonjësi të spitalit të Prilepit, i cili, midis gushtit 2024 dhe prillit 2025, përvetësoi në mënyrë të paligjshme 2.110.640 denarë (afër 35 mijë euro) të mbledhur nga pacientët.

Siç njoftoi Drejtoria e Policisë Financiare, zyrtari nga Spitali i Përgjithshëm i ISHP-së “Borka Taleski” – Prilep kreu veprën penale të përvetësimit në detyrë, në përputhje me nenin 354 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.

Edhe pse i akuzuarii i ktheu fondet, gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me burgim me kusht prej dy vitesh, të cilin nuk do ta vuajë nëse nuk kryen një krim të ri në katër vitet e ardhshme.

“Ky rast është pjesë e një hetimi më të gjerë nga Drejtoria e Policisë Financiare, e cila ka analizuar operacionet financiare të spitalit të Prilepit për muaj të tërë dhe në të njëjtën kohë konfirmon angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe keqpërdorimin e fondeve publike. Kthimi i parave nuk e përjashton nga përgjegjësia, drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

Dëmtimi i buxhetit publik, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, është i papranueshëm dhe çdo përpjekje për të fshehur ose injoruar veprime të tilla përbën kërcënim për besimin e qytetarëve në institucione”, njoftojnë nga Drejtoria e Policisë Financiare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments