Një kishë në Molenbeek të Belgjikës ka organizuar iftar për më shumë se 500 besimtarë myslimanë.Sipas EuroNws, iftari vjen si pjesë e ofertës së Molenbeekut për t’u bërë “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” në vitin 2030, në të cilin distrikti shpreson të “përmbys skenarin” në narrativën e tij famëkeqe.
Rreth 500 persona u mblodhën për iftar në kishën Saint-Jean-Baptiste në Molenbeek të Belgjikës të dielën, përcjell Zeri.info.Jasmine del Monte, drejtoreshë e organizatës “Stronger with Words” dhe pjesëmarrëse e iftarit të së dielës, tha për Euronews se mbajtja e iftarit në një kishë është një “simbol i diversitetit, përfshirjes dhe multikulturalizmit”, për të cilin ajo thotë se është shumë i pranishëm në rreth.
Molenbeek është shtëpia e 140 kombësive dhe shumë gjuhëve të ndryshme. Mbledhja përfaqësonte “bashkimin e shumë feve, kulturave dhe origjinës që gjeni këtu,” shtoi de Monte.
“Duke organizuar një iftar në një kishë në fundjavën e parë të pranverës, “Molenbeek për Bruksel 2030” po dërgon një sinjal të fortë: mbi dhe përtej besimeve dhe prejardhjeve kulturore dhe sociale, ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan”, shtuan organizatorët. /Zëri