U publikua letërkëmbimi Kurti – Lajçak.-Kurti: S’ka nevojë për dialog që përfshin hartat në tryezë, as që çon në ridefinimin e kufijve.-Lajçak: Nëse ka vullnet të sinqertë politik nga të dy palët do të arrihen rezultate Koronavirusi ishte çështje edhe në letërkëmbimit ndërmejt Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe përfaqësuesit special të BE- së për dialogun Kosovë -Serbi Miroslav Lajçak, që i publikua sot, por në këtë letërkëmbim dominoi çështja e dialogut Kosovë-Serbi. Kurti shprehu përkushtimin për një proces të pandërprerë të dialogut drejt marrëveshjes përfundimtare. Nënvizoi se nuk ka nevojë për dialog që përfshin hartat në tryezë e as për një proces që çon në ridefinimin e kufijve. Kurti bëri të qartë se do t’i prijë ekipit negociator, anëtarë të të cilit, sipas tij, do të jenë presidenti dhe kryparlantarja si dhe partitë parlamentare. Lajçak, ndërkaq, shprehu bindjen që nëse ka vullnet të sinqertë politik nga të dy palët do të arrihen rezultate për të mirën e popullit në Kosovë dhe Serbi./21Media
Lexo me shume: http://rtv21.tv/nje-hap-i-be-se-drejt-dialogut-kosove-serbi/
© RTV21.tv